Pulë “alla crema”, shije delikate!

Pulë "alla crema", shije delikate!

Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

E zhytur në një krem delikat që do t'i japë një shije shumë të veçantë pulës. Mos e lini pa provuar!

Ingredientët

  • 1 gotë verë e bardhë
  • 500 ml lëng pule
  • 2 lugë të vogla mustardë
  • 600 gr gjoks pule
  • 400 gr kërpudha
  • 250 ml pana
  • 70 gr gjalpë
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 20 gr miell 00
  • kripë
  • piper i zi
  • 1 thelpi hudhër
  • pak trumzë
  • 1 qepë e bardhë

Udhëzimet

1

Prisni pulën në kubik, më pas qëroni e grini qepën e hudhrën. Në një tigan ku keni ngrohur 30 gr gjalpë dhe dy lugë vaj ulliri shtoni qepën dhe hudhrën dhe lërini në zjarr të ulët për të paktën 10-15 minuta.

2

Më pas shtoni copat e pulës, skuqini për 10 minuta nga të gjitha anët, më pas rregullojini me kripë e piper.

3

Pastroni kërpudhat, i prisni përgjysmë, shtojini te pula dhe lërini për 5 minuta duke i rrotulluar herë pas here.

4

Shtoni verën e bardhë dhe lërini të gatuhen në zjarr të ulët.

5

Në një tigan tjetër, ngrohni 40 gr gjalpë, shtoni miellin dhe përziejini derisa përbërja të marrë ngjyrë bezhë, shtoni brodon e pulës dhe lëreni të trashët në zjarr të ulët.

6

Shtojani këtë përbërje më pas pulës me kërpudha, përziejini mirë përbërësit, pastaj shtoni mustardën, panën e freskët dhe lërini për 1-2 minuta derisa kremi të trashet.

7

Fikni zjarrin, shtoni gjethe trumëze të freskët dhe servireni pulën me krem të ngrohtë.

Lini një koment