Petullat e mëngjesit le t’i përgatisim me recetën e Jona Spahiut

Për petullat me tërshërë, sipas moderatores simpatike Jona Spahiu, nevojiten:

  • 1 1/2 filxhan me tërshërë të bluar
  • pak kripë
  • pak kanellë
  • 1 filxhan qumësht
  • 1 vezë
  • 1 banane

Udhëzime mbi përgatitjen: 

  • Në një tas shtypni bananen me një pirun. Në një enë tjetër rrihni vezën dhe i shtoni qumështin.
  • I përzieni të dyja masat bashkë dhe i shtoni tërshërën, pak kripë dhe kanellë.
  • Filloni e merrni një garuzhde nga masa dhe e e skuqni në një tigan të paranxehur.
  • E lini të skuqet mirë nga të dyja anët. Petullat janë gati, ju bëftë mirë!

Burimi: Marrë nga Instastory në profilin zyrtar të Instagramit të Jona Spahiut 

Lini një koment