Mos i lini pa provuar qoftet me kuinoa dhe kunguj

Mos i lini pa provuar qoftet me kuinoa dhe kunguj

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Të pakta në kalori dhe plot shije të mirë. Çfarë prisni për të nisur nga puna?

Ingredientët

  • 200 gr quinoa
  • 100 gr kunguj
  • 1 vezë
  • 4 lugë miell
  • vaj për skuqje
  • bukë të grirë
  • kripë
  • piper

Udhëzimet

1

Zieni kuinoan në një enë me ujë të valuar për 10 minuta. Ndërkaq, lani dhe grini në rende kungullin.

2

Shtojeni kungullin tek ena e kuinoas dhe e zieni për 5 minuta të tjera. Kullojini të dyja dhe lërini të ftohen.

3

Në një enë, përzieni quinoan, kungullin, vezën, miellin dhe rregulloni shijen me kripë dhe piper.

4

Me duar, formoni qofte të vogla sa madhësia e një topi pingpongu.

5

Kalojini në bukën e grirë dhe hidhini të skuqen në vajin e ngrohur më parë deri sa të marrin ngjyrë të artë.

6

Pas skuqjes, lërini në letër kuzhine të iki vaji i tepërt dhe servirini. Ju bëftë mirë!

Lini një koment