Mbani celulitin nën kontroll me këtë scrub 100% natyral

Produktet natyrale mund t’i kombinoni në mënyra të ndryshme dhe t’i përdorni për çdo pjesë të trupit. Celuliti për shembull është që fenomen që shqetëson shumë vajza dhe ato janë gati të shpenzojnë një mal me para, para alternativës që i del e para.

Në fakt nuk duhet të jetë kështu. Ka pafund maska apo scrube natyrale, që kërkojnë vetëm vetëm pak minuta kohë dhe nuk kanë aspak kosto.

Pse të blini një scrub për trupin me çmim aspak të arsyeshëm, kur në fakt ju mund ta bëni atë vetë në shtëpi?

Ju duhet: 

  • 1 banane e pjekur mirë
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1/4 lugë çaji vanilje

Përgatitja:

  1. Në një enë shtoni të gjithë përbërësit dhe me anë të një piruni shtypni bananet.
  2. Aplikojeni scrubin përpara se të bëni dush, duke masazhuar lehtë trupin dhe pjesët ku celuliti është i dukshëm.
  3. Shpëlajeni më pas trupin me ujë të ngrohtë.
  4. Kjo metodë rekomandohet 2-3 herë në javë, para se të bëni dush./neps.al 

Lini një koment