Vetëm me 3 përbërës mund të shijoni biskotat më fantastike me banane

Vetëm me 3 përbërës mund të shijoni biskotat më fantastike me banane

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 16 minuta

Ingredientët

  • 1 gotë miell
  • ½ lugë çaji pluhur pjekjeje
  • ¼ lugë çaji me kripë
  • 1 banane e qëruar

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Në një tas kombinoni të gjithë përbërësit dhe i përzieni mirë. Në fund shtoni edhe bananen e shtypur dhe i përzieni të gjitha bashkë.

3

Më anë të një luge krijoni disa biskota të vogla dhe i vendosni në një tavë njëra pas tjetrës, ku keni shtruar më parë një letër kuzhine.

4

I lini biskotat të piqen për 13-16 minuta.

5

Më pas i hiqni, i lini disa minuta të ftohen dhe mund t’i shijoni menjëherë.

Lini një koment