6 ushqimet që mbështesin shëndetin e gruas, sipas Blerina Bombaj
Ushqimet që mbështesin shëndetin e gruas sipas dietologes Blerina Bombaj:
Thjerrëzat Ushqim i përsosur për të kontrolluar peshën trupore, për të garantuar nivelin e duhur të acidit folik dhe të hekurit.
Mëlçi viçi të kullotur në natyrë Burimi më i mirë i hekurit, mungesa e të cilit prek më shumë se 60% të grave në vendet në zhvillim dhe burim i pakrahasueshëm i zinkut, acidit folik, vitaminës B12 dhe vitaminës A.
Kujdes: Ky ushqim është mirë të konsumohet jo më rrallë se 1 herë në muaj dhe jo më shpesh se 1 herë në 2 javë.
Sallatat jeshile, spinaqi Burim klorofili dhe karrotenoidesh që forcojnë imunitetin dhe luftojnë plakjen.
Bullgur Burim mineralesh dhe fibrash që mbrojnë zemrën dhe aparatin tretës.
Lakër Burim fitokimikatesh që luftojnë kancerin e gjirit. Djathi Në sasi të moderuara është i domosdoshëm për shëndetin e kockave.
Ushqime të tjera të dobishme për shëndetin e gruas:
–Sardelet: Ofrojnë omega – 3 dhe kalcium
–Thanat, boronicat e kuqe: Të dobishme për shëndetin e aparatit urinar.
Burimi: Marrë nga faqja zyrtare në Facebook e dietologes Blerina Bombaj
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment