Maska urgjente për aknet e para që sapo ju kanë dalë

Aknet ndonjëherë thjesht dalin dhe kaq. Detyra jonë është t’i kurojmë dhe të parandalojmë agravimin e tyre.

Për këtë na vijnë në ndihmë shumë maska natyrale dhe kjo e sotmja këtu në Neps.al kërkon vetëm dy përbërës.

Ju duhet: 

  • ½ lugë çaji me shafran
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime:

  • I përzieni të dyja bashkë dhe aplikojeni maskën në fytyrën e pastër.
  • E lini të veprojë për 10-15 minuta.

Pse funksionon?

  • Shafrani është një anti-inflamator natyral dhe ndihmon goxha për të reduktuar inflamacionin në lëkurë.
  • E kombinuar me mjaltin e bën këtë maskë të pasur me antioksidantë, antimikrobike dhe antibakteriale.
  • Në tërësi kjo maskë e zbut lëkurën e inflamuar dhe madje parandalon përkeqësimin e saj./neps.al 

Lini një koment