Kërpudhat ideale duan vetëm 5 përbërës dhe disa minuta kohë

Kërpudhat ideale duan vetëm 5 përbërës dhe disa minuta kohë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Perfekte për t'u shoqëruar në sallata, në një tost, me supëra të ndryshme, krepa apo rizoto.

Ingredientët

  • 450 gram kërpudha
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 3 lugë gjelle uthull balsamike
  • 1 lugë gjelle trumzë e tharë

Udhëzimet

1

Kërpudhat i pastroni duke i hequr cipën dhe i prisni në copa të vogla.

2

Më pas i kaloni në një tigan në nxehtësi mesatare duke i shtuar pak vaj ulliri dhe kripë.

3

I përzieni vazhdimisht për 10 minuta dhe prisni derisa kërpudhat të nxjerrin ujin e tyre.

4

Në një tas të vogël kombinoni gjalpin, uthullën dhe trumzën. I përzieni mirë dhe më pas ia shtoni kërpudhave.

5

I lini në zjarr edhe për 10 minuta të tjera derisa kërpudhat të zbuten plotësisht dhe të marrin një ngjyrë kafe.

Lini një koment