Maska natyrale me avokado që hidraton në thellësi fytyrën tuaj

Maska e mëposhtme do të hidratojë lëkurën e fytyrës suaj dhe madje do ta tonifikojë atë.

Hidhini një sy:

Çfarë ju duhet: 

  • 1 kapsulë vitaminë E
  • 1/2 avokado
  • 2 lugë çaji me mjaltë
  • 4-5 pika lëng limoni

Çfarë duhet të bëni: 

  • Hapni kapsulën e vitaminës E dhe përziejeni me përbërësit e tjerë duke përftuar një maskë kremoze.
  • Aplikojeni në fytyrë dhe në qafë për 10-15 minuta.
  • Më pas, shpëlajeni fytyrën me ujë të vakët./neps.al 

Lini një koment