1.Në çdo fetë mishi pule (nëse nuk janë të holla i shtypim me rrahësen e mishit) vendosim një fetë mish viçi dhe 1 ose 2 feta djathë.
2.E rrotullojmë mishin si role, e mbyllim me një kruajtëse dhëmbësh e spërkatim me pak kripë dhe e lëmë mënjanë derisa të bëjmë role dhe fetat e tjera.
3.Vëmë në zjarr një tigan me pak vaj ulliri dhe gjalpë (ose vetëm vaj ulliri), thelbin e hudhrës dhe i skuqim roletë për pak minuta nga të gjitha anët.
4.I spërkasim me erëza sipas dëshirës, një degë rozmarinë dhe pasi mishi të jetë skuqur mirë nga të gjitha anët, hedhim verën.
5.I vëmë kapakun tiganit dhe i lëmë në zjarr për 20 minuta afërsisht. Gjatë kësaj kohe, i kontrollojmë që nëse vera ka shteruar, të shtojmë verë tjetër ose ujë.
Me fillimin e shkollës rikthehet edhe një nga dilemat e përditshme të prindërve: çfarë t’u vendosim fëmijëve në çantë për të ngrënë? Ideja nuk është të përgatisim çdo mëngjes një menu perfekte apo ushqime që kërkojnë shumë kohë. Lunch...
Vera ka atë zakonin e bukur të na largojë pak nga kuzhina. Mes pushimeve, plazhit, darkave jashtë dhe vapës që na bën të mendohemi dy herë para se të ndezim furrën, gatimi në shtëpi kalon disi në plan të...
Kjo rizoto kërkon pak durim gjatë gatimit, por rezultati ia vlen. Del kremoze, plot shije dhe shumë e bukur në servirje, falë kombinimit të domateve, burratës dhe borzilokut të freskët. Proshuta krokante është opsionale, ndaj mund ta përgatisni fare...
Lini një koment