Të buta dhe shumë të shijshme! Këto panine janë perfekte për fëmijët tuaj që nuk e hanë spinaqin

Të buta dhe shumë të shijshme! Këto panine janë perfekte për fëmijët tuaj që nuk e hanë spinaqin

Persona: 12
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Ingredientët

  • 250 gram spinaq
  • 450 gram miell
  • 1/2 gotë qumësht
  • 100 ml ujë
  • 1 lugë gjelle sheqer
  • 4 gr maja birre
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës shtroni ½ e miellit. Në mes shtoni qumështin e ngrohtë, ujin dhe filloni gradualisht të punoni brumin.

2

Shtoni sheqerin, majanë dhe vajin.

3

Njëkohësisht duhet të lani spinaqin, ta pastroni dhe të vendosni për ta zierë sa të marrë një valë.

4

Më pas e kulloni dhe e shtrydhni fort për t’i hequr ujin.

5

E grini imët në një rende dhe e bashkoni me brumin.

6

Duke e punuar shtoni edhe sasinë tjetër të mbetur të miellit.

7

Punojeni mirë masën, e mbështillni me një peshqir kuzhine dhe e lini përreth 1 orë të pushojë në një vend të ngrohtë.

8

E ndani në 12 pjesë të vogla. I radhisni në një tavë ku keni vendosur më parë një letër kuzhine dhe e fusni në furrë për 25 minuta në temperaturë 180 gradë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment