Spaghetti me panxhar, të lehta dhe të thjeshta për t’u përgatitur!

Spaghetti me panxhar, të lehta dhe të thjeshta për t'u përgatitur!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Jo vetëm të bukura për syrin, por shuumë të shijshme!

Ingredientët

  • 1 pako makarona spaghetti
  • 1-2 panxhar
  • 1-2 thelpi hudhër
  • 1-2 lugë gjelle gjalpë
  • 100 gram pana
  • 100 gram djathë parmixhano
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Fillimisht vendosim në zjarr 1 tenxhere me 1.5 litër ujë dhe sapo uji të marrë valë shtojmë kripën, e trazojmë dhe më pas shtojmë makaronat të cilat i lemë të ziejnë sipas kohës së përcaktuar në paketim.

2

Ndërkohë vendosim në blender, panxharin me panën. Në një tigan të thellë hedhim gjalpin dhe hudhrat e shtypura, i lemë sa të aromatizojnë gjalpin dhe më pas i largojmë.

3

Shtojmë në tigan purenë e panxharit dhe e lemë të marrë një valë të lehtë.

4

Më pas shtojmë gjysmën e sasisë së djathit dhe pak lëng nga zierja e makaronave. E trazojmë salcën dhe shtojmë makaronat.

5

Rregullojmë shijen me pak piper dhe i servirim makaronat menjëherë të ngrohta spërkatur me djathë parmixhano

Shënime

Receta marrë nga: balkanweb.com

Lini një koment