Si t’i trajtoni variçet në mënyrë ekonomike dhe nga komoditeti i shtëpisë suaj
Variçet janë një problem i zakonshëm, sidomos për gratë pas të 40-ave. Shkaqet kryesore janë qarkullimi i dobët i gjakut, qendrimi për orë të gjata në këmbë, mbipesha etj.
Nëse i keni variçet në fazë të rënduar, padyshim gjëja e parë që duhet të bëni është të vizitoni mjekun përkatës. Në raste të tjera, mund të aplikoni edhe disa maska të momentit që do t’i zbehin disi ato dhe madje do ju qetësojnë nga dhimbjet (nëse keni).
Alternativa e mëposhtme kërkon vetëm tre përbërës nga dollapi i kuzhinës suaj.
Hidhini një sy sugjerimit të Nepsit:
Ju duhen:
2 karota
2 lugë gjelle uthull molle
4 lugë gjelle xhel aloe vera
Çfarë duhet të bëni:
I përzieni të treja bashkë në një blender, derisa të merrni një masë homogjene.
Ngroheni pak në mikrovalë.
Aplikojeni në zonën e prekur me variçe dhe fërkojeni me majat e gishtave.
Lëreni të veprojë për të paktën 30 minuta, pastaj shpëlajeni me ujë të ftohtë./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment