Ju prezantoj kremin me kastravec dhe limon që lufton njollat tek duart tuaja!
Përbërësit e këtij kremi natyral përbëjnë një produkt të shkëlqyer kundër njollave në duar. Ndër të tjerash ajo shërben edhe si një zbutës për lëkurën.
Përbërësit:
1 kastravec
½ lëng limoni
1 grusht majdanoz
1 lugë gjelle vaj gruri
Përgatitja:
Qëroni kastravecin dhe priteni në feta. Shtrydhni lëngun e limonit. Vendosini të dy përbërësit në blender, i shtoni majdanozin dhe vajin.
Përziejini për disa minuta në mënyrë që të keni një masë kompakte dhe pas kësaj përdoreni normalisht si një krem.
Aplikojeni kremin për duart duke e lënë të veprojë për 15 minuta dhe pastaj i lani duart me ujë të ngrohtë. Përsëriteni trajtimin 3 herë në javë.
Mos harroni se shkaqet e njollave tek duart tuaja janë të ndryshme. Ato variojnë nga plakja, ndryshimet hormonale, shtatzënia, menopauza, kontraceptivët oralë, ekspozimi ndaj diellit, puçrrat në fytyrë si dhe mungesa e hidratimit./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment