Sallatë me spinaq, thelbësore për shëndetin e kockave tuaja!

Sallatë me spinaq, thelbësore për shëndetin e kockave tuaja!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Vitamina K është shumë e rëndësishme për shëndetin e kockave dhe është e vështirë për të gjetur zarzavate me këtë vitaminë, përveç spinaqit!

Ingredientët

  • 1 kg spinaq të larë
  • 2 tufa kopër
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 tufë qepë të njoma
  • 2 hudhra të njoma
  • vaj ulliri
  • kripë,piper

Udhëzimet

1

Spinaqin e larë mirë e copëtoni imët me dorë.

2

Grini imët edhe qepët e njoma, hudhrat, koperin dhe majdanozin.

3

Në një tigan me vaj ulliri skuqni qepët e njoma me hudhra.

4

Tani shtoni spinaqin dhe e përzieni vazhdimisht derisa t’i ulet volumi. Mos harroni t’i shtoni edhe pak kripë.

5

Kur spinaqi të ketë ulur tërësisht volumin shtoni koperin, majdanozin dhe pak piper. Shijojeni sallatën të ngrohtë!

Lini një koment