Me këtë truk të thjeshtë, shpëtoni nga era e keqe e këmbëve brenda pak sekondave!
Këmbët që mbajnë erë janë diçka shumë e zakonshme, sidomos në mot të nxehtë. Në kushte të ngrohta dhe të lagështa, tek këmbët tona lulëzojnë bakteret dhe kërpudhat. Prandaj këmbët duhen trajtuar po me aq rëndësi sa çdo pjesë tjetër e trupit.
Gjithçka fillon nga një palë këpucë të mira, çorape të pastra prej pambuku dhe higjienë e mirë e këmbëve. Mos harroni se këmbët duhen larë çdo mbrëmje. Por si t’ia bëni për aromën e rëndë, që ndonjëherë thjesht nuk është në dorën tonë?
Ju duhet:
2 litra ujë të ngrohtë
1 gotë me uthull molle
Udhëzime:
Në një enë të madhe shtoni ujin dhe uthullën.
Mbani këmbët brenda për gati 20 minuta.
Kjo metodë është vërtet shumë efektive në uljen e baktereve që shkaktojnë aromën e rëndë tek këmbët tuaja.
Në varësi të aromës që mbajnë këmbët tuaja, mund të zgjidhni ta bëni këtë metodë 2 herë në javë ose më shpesh,
Mos harroni se nëse keni plagë të hapura në këmbë ose prerje, atëherë më mirë shmangeni ujin me uthull./neps.al
Hiperglicemia është një term për sheqerin e lartë në gjak, një gjendje e zakonshme e diabetit. Glukoza, ose sheqeri në gjak, vjen nga ushqimi që hani dhe është burimi kryesor i energjisë për trupin tuaj. Glukoza natyrisht rritet dhe...
Të qenurit nënpeshë mund të jetë shqetësuese nëse është rezultat i të ushqyerit keq ose nëse je shtatzënë ose ke shqetësime të tjera shëndetësore. Për persona të caktuar mund të mjaftojë shtimi i sasisë së ushqimit për të ndryshuar...
A ka ndjesi më të keqe kur zgjohesh nga gjumi me grykën e thatë, pa zë, dhe të dhemb ede kur kalon pështymën…? Zyrtarisht je sëmurë. Por ndonëse oreksi mund të të jetë prerë, të ushqehesh siç duhet veçanërisht...
Lini një koment