Krejt papritur, një ditë u zgjove, dole para pasqyrës dhe vure re disa akne për kokë të akneve? Dakord, deri këtu nuk ka asgjë të çuditshme. Kjo mund t’i ndodhë kujtdo. E rëndësishme është të heqësh dorë nga ideja për t’i ngacmuar apo shtrydhur ato.
Dhe nëse e bëni, mos mendoni se këto veprime të shpeshta nga vajzat, nuk kalojnë pa pasoja…

Po, ndonjëherë mund të jetë vërtet argëtuese të shtrydhësh aknet, por kjo duhet bërë në mënyrë të sigurt. Lëkura juaj është e ekspozuar ndaj baktereve në çdo kohë dhe nëse ju ngacmoni një akne, e bëni atë plagë duke e ekspozuar haptazi ndaj baktereve.
Nëse e detyroni një puçërr që nuk është ende gati për t’u ekstraktuar, ju lejoni që bakteret të futen në shtresat e brendshme të lëkurës tuaj. Kjo mund ta bëjë situatën edhe më të keqe pasi acarimi do të përhapet, duke rezultuar në pore dhe plagë të zgjeruara. Ju nuk do e donit diçka të tillë apo jo?/neps.al
Lini një koment