Vezë të pjekura mbushur me salcë mustarde

Vezë të pjekura mbushur me salcë mustarde

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Praktike dhe shumë e thjeshtë për t'u realizuar nga çdo amvisë!

Ingredientët

  • 12 vezë të ziera mirë
  • ½ filxhan me majonezë
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1 lugë çaji spec i kuq pluhur
  • Kripë, piper të zi

Udhëzimet

1

Pasi keni zierë mirë vezët, i ndani përgjysmë.

2

I merrni pjesën e verdhë, e kaloni në një enë dhe e shtypni me një pirun.

3

Ndërkohë pjesët e bardha të vezës i kaloni në një skarë, ose në pamundësi në një toster. Uleni kapakun e tostit butësisht, pa e dëmtuar vezën.

4

Ndërkohë tek enë ku keni të verdhat e vezëve shtoni majonezën, mustardën dhe specin e kuq pluhur.

5

I përzieni mirë derisa përbërësit të kombinohen më njëri-tjetrin.

6

Rregullojeni shijen me kripë e piper.

7

Transferojeni masën për disa minuta në frigorifer derisa të jetë gati për t’u përdorur.

8

Pasi vezët të jenë pjekur aq sa doni ju, i radhisni në një enë dhe filloni i mbushni me nga një lugë gjelle me masën që përgatitët.

9

Vezët janë për gati për t’u shijuar. Ju bëftë mirë!

Lini një koment