Që lëkura ta ruajë gjatë elasticitetin, i nevojitet kjo maskë me vezë dhe kastravec!
Për fat të mirë, ekzistojnë disa maska natyrale që mund të na ndihmojnë që lëkura jonë të ruajë elasticitetin dhe të duket e re.
Këtu në Neps.al ju tregojmë maskën e radhës me vetëm dy përbërës.
Ajo çka ju duhet është 1 kastravec dhe 1 vezë.
Përse këto dy produkte? Kastraveci përmban antioksidantë dhe vitamina C dhe K, të cilat shkatërrojnë radikalet e lira në trup, parandalojnë rrudhat dhe plakjen. Nga ana tjetër të bardhat e vezëve, kanë aftësi të tërheqin lëkurën.
Si ta përgatisni?
Qeroni kastravecin dhe e bëni si pure në një blender. Shtoni të bardhën e vezës dhe e trazoni mirë.
Tani e merrni masën dhe e kulloni me ndihmën e një site, derisa t’i ikë tërësisht lëngu.
Tani aplikojeni maskën në fytyrën e pastruar dhe e lini të veprojë për 15 minuta.
Në fund e shpëlani fytyrën me ujë të bollshëm. Përsëriteni maskën dy herë në javë për rezultate më të mira./neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment