6 mënyra për të “shpëtuar” njëherë e mirë nga qepallat e varura të syve

Qepallat e varura tek gratë janë një problem më serioz nga sa mund ta mendoni. Ato jo vetëm që na bëjnë të dukemi më të vjetër, por njëkohësisht mund të përkeqësojnë edhe cilësinë e shikimit tonë.

Më poshtë ne ju rendisim 6 mënyra të dobishme, për rezultate më të mira në pamjen tuaj.

Hidhini një sy dhe sigurohuni që mos t’ju mungojë asgjë: 

Përdorni bustinat e çajit të kamomilit
Kamomili ka veti anti-inflamatore që ndihmojnë në trajtimin e qepallave të varura. Pasi të keni bërë një çaj kamomili, ftohni dy bustina dhe vendosini ato në sytë tuaj për 15-20 minuta. Nëse i vendosni qeset e çajit në frigorifer paraprakisht, do të merrni një efekt shumë të këndshëm ftohës.

Të bardhat e vezëve
Të bardhat e vezëve forcojnë dhe shtrëngojnë lëkurën tuaj. Sigurohuni që lëkura e qepallave të jetë e pastër dhe e thatë. Vendosni një sasi të vogël të bardhë veze mbi to dhe prisni derisa të thahet. Pastaj e lani me ujë të freskët. Do të keni mundësi të shihni rezultatet menjëherë.

Akull
Shtrëngon enët e gjakut dhe zvogëlon varjen e qepallave tuaja. Thjesht duhet të aplikoni disa kuba akulli në qepallat tuaja dhe do të shihni efekte brenda një kohe shumë të shkurtër.

Hani rrush
Rrushi përmban elemente që parandalojnë ose ngadalësojnë procesin e plakjes qelizore. Pra, mos i lini pas dore dhe shtojini ato në dietën tuaj të përditshme për ta bërë veten të dukeni më e re.

Kastraveci nuk del kurrë nga moda
Kastravecat janë të pasura me acid kafeik dhe acid askorbik që zvogëlojnë inflamacionin dhe shtrëngojnë lëkurën tuaj. Thjesht vendosni dy feta të ftohta kastraveci mbi sytë tuaj, pushoni për 15-20 minuta. Hiqini dhe shijoni lëkurën tuaj të freskët.

Flini mirë
Nëse nuk flini mjaftueshëm, do të stresoheni dhe sytë do të lodhen. Për ta shmangur këtë ju duhet të shkoni në shtrat më herët dhe të flini sa më shumë orë që të keni nevojë për t’u ndjerë të çlodhur dhe të freskët./neps.al 

7 Tips to Get Rid of Sagging Eyelids and Get a Gorgeous Look

Lini një koment