Harrojeni atë me patate. Kjo pure lulelakre me hudhra, është mrekullia vetë!

Harrojeni atë me patate. Kjo pure lulelakre me hudhra, është mrekullia vetë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 25 minuta

Jeni në kërkim të recetave moderne, të kohës dhe plot me vlera ushqyese për trupin tonë? Jeni në vendin e duhur!

Ingredientët

  • 1 lulelakër e madhe (e ndarë në lule të vogla e gjitha)
  • 4-6 thelpi hudhra të grimcuara
  • 2 gota me lëng pule
  • 4 gota ujë
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë, piper për shije
  • Pak borzilok të freskët të grimcuar

Udhëzimet

1

Në një tenxhere me ujë vendosni për të zierë lulelakrën.

2

Pas 18 minutash e hiqni nga zjarri, e kulloni dhe e kaloni në një procesor ushqimi.

3

I shtoni hudhrën, gjalpin e shkrirë, pak kripë, piper dhe e përzieni derisa të bëni një masë kremoze.

4

Provojeni shijen e puresë për të kuptuar nëse ka ende nevojë për kripë apo piper.

5

Nëse jo, servireni në pjatë duke i shtuar sipër borzilokun e freskët. Shijojeni pasi ka vërtet një shije që do ju pëlqejë pamasë!

Lini një koment