Pite të mbushura me recetën e Zonjës Vjollca

Pite të mbushura me recetën e Zonjës Vjollca

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ah si janë këto pitet, i ha dhe s'ke të ngopur!

Ingredientët

  • 500 gram miell
  • 1/4 lugë kafe sodë buke
  • 1 vezë
  • Kripë
  • 230 ml ujë të vakët
  • 200 gram djathë
  • 200 gram sallam ose salsiçe
  • 2 speca me ngjyrë
  • 1 domate
  • 1/2 lugë kafe rigon
  • Vaj për skuqje

Udhëzimet

1

Në një tas vendosim miellin, pak sodë buke, kripë. I përziejmë së bashku dhe hapim një gropë në mes.

2

Shtojmë 230 ml ujë të vakët, vezë, punojmë brumin mirë dhe e lëmë mënjanë të pushojë.

3

Më pas e presim në kuleçë të vegjël dhe e lëmë sërish të pushojë.

4

Në një tas vendosim specat në kubikë të vegjël, domaten të prerë në kubikë, dhe sallamin të prerë në kubikë. I përziejmë të gjitha në një tas ku shtojmë edhe djathin.

5

Hapim kulaçët në një rreze 20-25 cm. Vendosim 1 lugë gjelle mbushje, bashkojmë pjesët anësore duke i fiksuar ato me anë të një piruni.

6

Pitet mund të skuqen, por edhe piqen në temperaturë 200 gradë Celsius, për 20 minuta.

Shënime

Receta dhe foto marrë nga shqiptarja.com

Lini një koment