Receta e pastave me krem spinaqi do ju bëjë për vete!

100 gram pana kuzhine
350 gram pasta penne
500 gram spinaq i freskët
2 qepë të njoma
1 lugë gjelle gjalpë
1 filxhan çaji djathë parmixhano i grirë imët
Kripë, piper

1.Lani spinaqin dhe hidheni në një tigan pasi ta keni kulluar nga uji, por pa e shtrydhur shumë.
2.Shtojini pak kripë dhe ziejeni për 15 minuta. Ndërkohë zjeni ujin për makaronat.
3.Skuqni gjalpin me qepën e grirë dhe shtoni spinaqin e gatuar.
4.Pas 2 minutash shtoni panën, përziejini të gjitha dhe frulojini në blender derisa të merrni një krem homogjen me ngjyrë jeshile.
5.Kulloni makaronat dhe duke ruajtur pak nga lëngu i zierjes, shtoni gjithçka duke e përzierë bashkë me parmixhanon dhe duke e spërkatur me piper.

Lini një koment