Sallatë të freskët me spinaq, salmon dhe arra

Sallatë të freskët me spinaq, salmon dhe arra

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 5 minuta

Sallata e shëndetit thënë ndryshe. Ideale gjithashtu për ju që e preferoni salmonin krudo!

Ingredientët

  • 250 gram spinaq
  • 1 dorë djathë parmixhano i grirë imët
  • 55 gram arra
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 lugë gjelle uthull balsamike
  • 1 fetë e hollë salmoni
  • pak kripë

Udhëzimet

1

Lani mirë spinaqin, e shtrydhni për t'i hequr ujin dhe e ndani në copa të vogla me dorë.

2

I shtoni pak kripë dhe e shtypni mirë.

3

I shtoni vajin e ullirit, uthullën balsamike dhe e përzieni mirë.

4

E servirni në një pjatë duke i shtuar sipër salmonin e ndarë në copa të vogla, arrat dhe djathin parmixhano. Shijojeni!

Lini një koment