Fytyra duhet larë domosdoshmërisht në mbrëmje para se të flini. Make-upi duhet hequr për t’i dhënë lëkurës një ajrosje të mirë.
E nga shumë mjetet që keni përdorur për të larë fytyrën, a ju kishte shkuar mendja për ta larë me ujë e kripë?
Çfarë duhet të bëni:
- Mjafton 1 litër ujë dhe 1 lugë gjelle kripe.
- Lani fytyrën me të dhe në fund e shpëlani me ujë të pastër, të ngrohtë.
Po pyesni veten, se çfarë përfitimesh do të keni?
Larja e fytyrës me ujë e kripë:
- Pastron lëkurën në mënyrë të thellë nga poret.
- Largon pikat e zeza dhe ato të bardha
- Pastron fytyrën nga aknet dhe njollat.
- Largon papastërtitë, pluhurat dhe yndyrën e tepërt të lëkurës
- Ju jep një lëkurë të shëndetshme dhe plot shkëlqim/neps.al
Lini një koment