Sallatë me lakër të kuqe dhe portokall

Sallatë me lakër të kuqe dhe portokall

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Përfundimisht, nuk duhet t'i ndaheni kësaj sallate këto kohë!

Ingredientët

  • ½ lakër të kuqe
  • lëngu i një limoni
  • 1 portokall
  • 1 mollë jeshile
  • disa kokrra shege
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Lakrën e prisni në shirita të hollë.

2

E kaloni në një tas dhe sipër i shtoni fetat e prera të portokallit dhe mollës. Shtoni edhe kokrrat e shegës.

3

Në fund i shtoni lëngun e limonit, vajin e ullirit, kripën dhe piperin.

4

I përzieni të gjitha bashkë dhe koha për të shijuar sallatën erdhi!

Lini një koment