Mëlçi të gatuara me salcë pikante

600 gr mëlçi pule
40 gr gjalpë
4 kokrra qepë
1 lugë miell i bardhë
100 ml verë e bardhë
1 lugë mustardë
1/2 lugë çaji trumzë
2 lugë kos
Piper i zi i bluar
Kripë

1.Në një tigan hedhim gjalpin për ta shkrirë dhe më pas shtojmë qepën për ta skuqur.

2.Më pas shtojmë mëlçitë e prera në copa, të cilat i skuqim derisa të ndryshojnë ngjyrë.

3.Mëlçitë e skuqura i ngjyejmë në miell, duke shtuar trumzën dhe mustardën.

4.E gjitha laget me verë dhe ujë, sa për ta përfituar salcën me dendësinë e dëshiruar, duke i lënë pastaj të ziejmë edhe 3 minuta.

5.Menjëherë pas përfundimit të këtij procesi, shtojmë kosin, kripën dhe piperin.

6.Mëlçitë në salcë, i shërbejmë të shoqëruara (me patate të ziera, pure patateje apo oriz).

7.Në fund shtojmë pak kripë e piper për shije!

Lini një koment