Krahë pule të pjekura me fara susami

Krahë pule të pjekura me fara susami

Persona: 8
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Për këtë recetë, jam gati kurdoherë!

Ingredientët

  • 1 kg krahë pule
  • 2 lugë gjelle vaj luledielli
  • ¾ filxhan me sheqer kaf
  • 1/3 filxhan me lëng lime
  • 1 lugë çaji me spec të kuq pluhur
  • 2 lugë gjelle hudhër e grimcuar
  • 2 lugë gjelle vaj susami
  • 2 lugë gjelle gjalpë të ftohtë, pa kripë
  • 1 lugë gjelle me fara susami

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius. Merrni një tavë dhe vendosni në të një letër kuzhine.

2

Lani dhe thani më pas krahët e pulës.

3

I kaloni në një enë dhe i shtoni sipër vajin, kripën dhe ½ e specit të kuq pluhur. I përzieni mirë me dorë.

4

I fusni në furrë të piqen derisa të bëhen disi krokante për 30-35 minuta. Ndërkohë që ato piqen, ju përgatisni salcën.

5

Në një tas të vogël përzieni sheqerin kaf, lëngun e limës, specin e kuq pluhur që mbeti dhe hudhrat.

6

Masën e vendosni në zjarr mesatar dhe e përzieni vazhdimisht për gati 15 minuta.

7

Në fund e hiqni nga zjarri, i shtoni menjëherë vajin e susamit dhe gjalpin. I përzieni mirë me lugë.

8

I nxirrni krahët nga furra dhe i vendosni në një tas të madh.

9

I shtoni sipër salcën që përgatitët dhe farat e susamit. I përzieni mirë me duar.

10

Shërbejeni menjëherë!

Lini një koment