Ravioli të mbushura me rikotta dhe spinaq. Sa qejf t’i bësh vetë!

Ravioli të mbushura me rikotta dhe spinaq. Sa qejf t'i bësh vetë!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ju mund t'i gjeni të gatshme në çdo supermarket, por po t'i bëni vetë do ju shijojnë edhe më shumë!

Ingredientët

  • Për pastat: 150 gram miell tip 00
  • 50 gram miell semola
  • 2 vezë
  • Për mbushjen 300 gram spinaq
  • 150 gram rikota
  • 2 lugë gjelle me kaçkavall të grirë imët
  • Pak kripë
  • Pak arrë moskat

Udhëzimet

1

Në tavolinën e punës përzieni miellin dhe në mes i shtoni vezët. Punojeni mirë brumin me dorë derisa të bëni një masë kompakte.

2

E mbështillni me një qese kuzhine dhe e lini 30 minuta deri 1 orë të pushojë në temperaturë ambienti.

3

Lani mirë spinaqin, shtrydheni mirë nga uji, e grini imët dhe e skuqni për 5 minuta në një tigan me vaj ulliri.

4

E kaloni në një enë të madhe duke i shtuar sipër rikotën, pak kripë dhe pak arrë moskati.

5

I përzieni mirë.

6

Ndërkohë brumin që përgatitët pak më parë e ndani në dy pjesë të barabarta dhe filloni t’i hapni petët.

7

Tek njëra filloni vendosni nga 1 lugë gjelle nga mbushja që përgatitët. Të kenë të paktën 2-3 cm diferencë nga njëra tjetra.

8

Në fund i vendosni sipër petën tjetër.

9

Me format tuaja të preferuara të raviolit filloni t’i prisni. Nëse është nevoja, anësoret e raviolit i ngjeshni pak vetë me duar.

10

Vendosni me radhë raviolit për t’i zierë në një tenxhere me ujë e kripë.

11

Pas 5-7 minutash i hiqni dhe i vendosni për t’i skuqur në një tigan me vaj ulliri (ose me gjalpë) Nga fundi i shtoni sipër djathin kaçkavall.

12

Shërbejeni të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment