Qofte të shpejta orizi me ton peshku

Qofte të shpejta orizi me ton peshku

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Një mënyrë fantastike për të shfrytëzuar orizin e mbetur nga dita e djeshme!

Ingredientët

  • 1 gotë e gjysmë oriz i gatuar
  • 2 vezë
  • 2 konserva ton peshku i gatshëm
  • Pak rigon të freskët
  • 4 lugë gjelle miell
  • Kripë

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni orizin e gatuar, vezët, tonin e peshkut, pak rigon, miell dhe 1/2 lugë kafe kripë.

2

E punoni mirë masën me duar dhe formoni disa qofte të vogla rrumbullake.

3

I skuqni në një tign me vaj luledielli të nxehur. Shijojini!

Lini një koment