Si të përgatisim llokumat e famshme kosovare

Si të përgatisim llokumat e famshme kosovare

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Me gjasa do e keni ndeshur shpesh këtë recetë tradicionale. Tani është momenti të çoheni dhe t'i përgatisni vetë!

Ingredientët

  • 400 gram miell
  • 3 vezë
  • 1 gotë kos grek
  • 2/3 gotë qumësht
  • 2 lugë kafe sodë buke
  • 2 lugë kafe kripë

Udhëzimet

1

Në një enë rrihni me mikser elektrik vezët. Shtoni qumështin, kosin, kripën dhe sodën e bukës.

2

I përzieni mirë. Më pas shtoni gradualisht miellin dhe tani e punoni mirë masën me duar.

3

Në momentin që të keni arritur një masë kompakte, e ndani në dy pjesë.

4

I hapni sa mundeni me ndihmën e një petëze.

5

Merrni një gotë dhe filloni e formoni petullat me fundin e gotës.

6

Filloni t’i skuqni me rradhë në një tigan ku keni nxehur paraprakisht vajin. Shijojini sipas dëshirës me djathë, mjaltë ose lloje të ndryshme reçelërash.

Lini një koment