Sallatë e ftohtë me fruta deti

Sallatë e ftohtë me fruta deti

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Një sallatë e cila ka aftësinë të na afrojë më afër stinës së verës!

Ingredientët

  • 500 gram fruta deti të përziera
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • lëngu i 1 limoni
  • 1 tufë majdanoz
  • kripë, piper

Udhëzimet

1

Pasi keni larë mirë frutat e detit, i skuqni në një tigan me vaj ulliri.

2

Pasi i keni skuqur, i hiqni dhe i lini mënjanë të ftohen.

3

Ndërkohë në një enë shtrydhni lëngun e limonit, shtoni pak kripë dhe piper.

4

Tani shtoni frutat e detit dhe i përzieni të gjitha bashkë. Shtoni edhe majdanozin e copëtuar.

5

E fusni sallatën në frigorifer të paktën për 20 minuta dhe shijojeni të ftohtë!

Lini një koment