Pa miell, por special në çdo kafshatë. Mos e lini pa provuar recetën e kekut me bajame!
250 gram bajame të qëruara
180 gram sheqer
6 vezë
50 gram çokollatë e zezë e grirë
1 pako vanilje
1 lugë gjelle miell për t’i lyer çokollatat
Sheqer pluhur
1 limon
1.Ndezim furrën në temperaturën 160°C.
2.Në mikser grijmë bajamet bashkë me një lugë sheqer (e marrim nga sasia që kemi) derisa të bëhen pluhur. Sheqerin e shtojmë, që bajamet të mos lëshojnë vaj.
3.Thyejmë 3 vezë dhe ndajmë në dy tasa të verdhat nga të bardhat. Tek tasi ku kemi të verdhat shtojmë 3 vezët e plota që na kanë mbetur dhe sheqerin.
4.I rrahim me rrahësen elektrike sa të përftojmë një masë si shkumë. 5.Shtojmë miellin e bajameve, vaniljen, lëkurën e limonit dhe i përziejmë me spatul.
6.Bëjmë marengë të bardhat e vezëve me rrahësen elektrike dhe më pas i përziejmë me kujdes me spatul me lëvizje nga poshtë lart me kremin që kishim mënjanë.
7.Shtojmë thërrimet e çokollatës pasi t’i lyejmë më parë me pak miell.
8.Hedhim brumin në tavën e lyer më parë me gjalpë e miell dhe e pjekim për rreth 45 minuta.
9.Pasi të jetë ftohur plotësisht e spërkasim sipër me sheqer pluhur.
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment