Penne me pana dhe kungull

Penne me pana dhe kungull

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Shumë praktike si recetë dhe goxha e shijshme për të gjithë ju që i pëlqeni ju kungulleshkat!

Ingredientët

  • 1 pako gram penne
  • 200 ml pana
  • 1/2 gotë qumësht
  • 20-30 gram kaçkavall
  • 2 kungulleshka
  • 1 tufë majdanoz
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • Kripë, piper
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Vendosni makaronat të ziejnë si zakonisht në një tenxhere me ujë e kripë.

2

Ndërkohë në një tigan me pak vaj ulliri e gjalpë, skuqim kungulleshkat e prera në kubik të vegjël.

3

I shtoni pak kripë, piper dhe në fund panën.

4

I përzieni mirë dhe i lini të marrin një valë. Tani shtoni qumështin, majdanozin e grirë imët dhe kaçkavallin e thërrmuar.

5

Sapo djathi të ketë shkrirë, i shtoni sipër pennet. I përzieni mirë dhe i shërbëni të ngrohta. Ju bëftë mirë!

Lini një koment