Tavë Me Qumësht
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
Sugjerojmë:
Ka presh me shumicë këto kohë, prandaj përpos gjellërave, edhe shfrytëzimi për një byrek s'do ishte keq apo jo?
Preshin e lajmë mirë, e pastrojmë dhe e grijmë imët.
E kulloni dhe më pas e skuqni në një tigan me pak vaj dhe pak kripë.
Ndërkohë në një tas rrihni vezët me ½ e sasisë së qumështit. Shtojani preshit sapo ky i fundit të zbutet.
Ajkën, gjalpin dhe qumështin e ngrohtë i përzieni bashkë veçmas derisa të shkrihen tërësisht.
Gjysmën ia shtoni preshit në tigan. E përzieni mirë dhe e hiqni preshin nga zjarri.
Tani përgatismin brumin. Në tavolinën e punës shtoni miellin. Në mes krijoni një hapësirë, shtoni 1 lugë çaji kripë dhe shtoni 500 ml ujë të vakët gradualisht.
Punojeni mirë masën derisa të arrini një brumë kompakt.
Brumin ndajeni në 6 kuleçë të vegjël.
Petët formojeni me 3 kuleçë. I hapni pak në fillim dhe i radhisni sipër njëri-tjetri duke i shtuar vaj.
Vendoseni petën e parë në tepsi. Hapeni në gjithë sipërfaqen. Shtroni mbushjen që përgatitët dhe e hapni mirë.
Tani përgatisni petën tjetër sërish me 3 kuleç.
Në fund i shtoni sipën masën që ju mbeti me ajkën e qumështit.
E fusni në furrrë për 45 minuta në 220 gradë.
Sapo të jetë gati, e nxirrni nga furra dhe e mbuloni me një letër kuzhine në mënyrë që të kullojë pak. Ju bëftë mirë!
Përgatitja 1️⃣ Skuqja e mishit • Në një tigan, skuqni copat e mishit me pak vaj derisa të marrin ngjyrë të artë. Vendosini në tavë. 2️⃣ Përgatitja e salcës me qumësht • Në një tas, rrihni vezët me miellin...
1️⃣ Në një tenxhere, ngrohni vajin dhe skuqni qepën dhe hudhrën për 2-3 minuta. 2️⃣ Shtoni karrotat, patatet dhe salcën e domates. Përziejini dhe lërini të marrin aromë. 3️⃣ Shtoni thjerrëzat, kripën, piperin dhe qimnonin. Hidhni ujin ose lëngun...
1️⃣ Përgatitja e brumit Në një tas, përzieni vezët me Nutellën derisa të krijohet një masë homogjene. Shtoni miellin, pluhurin pjekës dhe kripën, duke e përzier ngadalë derisa të lidhen të gjitha përbërësit. 2️⃣ Pjekja Hidheni brumin në një...
© 2025 Neps | Një Markë e GlobalEcho Media Group
Lini një koment