Shampon për flokë të butë tani mund ta bëni vetë. Mjaftojnë vetëm 5 përbërës!
Formula bazike për flokë të butë, në thelb është një shampo e bërë vetë.
Në varësi të problematikës që keni me flokun, shampon më të mirë, ju mund ta përgatisni vetë.
Duke shtuar përbërës organikë të formuluar posaçërisht për llojin tuaj të kokës dhe flokëve, ju shmangni parabenët dhe substancat toksike të përdorura tek shampot me shumicë të tregut.
Për këtë do ju duhet:
1 degë rozmarinë e freskët
28 ml lëng limoni
28 ml vaj bajameje
2 gota ujë
480 gram sapun me glicerinë (mundësisht e grirë imët)
Çfarë duhet të bëni:
Në një enë të madhe shtoni ujin e ngrohtë. Sapo të marrë valë, shtoni glicerinën dhe e përzieni mirë derisa të shkrihet tërësisht.
Shtoni brenda rozmarinën, lëngun e limonit dhe vajin e bajames. I përzieni vazhdimisht derisa sapuni të ketë shkrirë tërësisht.
Nëse dëshironi mund t’i shtoni edhe pak xhel aloe vera për një hidratim ekstra të flokut tuaj.
Hiqeni nga zjarri dhe masën kalojeni tek format e sapunit. Prisni që sapuni të ngurtësohet brenda 24 orëve Sipër duhet t’i vendosni një shtresë parafine, në mënyrë që të mos ngjiten në të grimcat e pluhurit.
Pas 24 orëve, sapunët janë gati për t’u përdorur!/neps.al
Rinia e përjetshme është një koncept i fesë dhe mitologjisë, por çfarë do të ndodhte nëse mund të kishim vetëm pak më shumë prej saj? Çfarë nëse do të ekzistonte një pilulë që mund të ngadalësonte rrjedhën e kohës,...
Soda është një mrekulli kur vjen puna për t’u kujdesur për këmbët tuaja. Ajo largon erën e keqe, i dezinfekton, vret bakteret dhe madje kuron pamjen e tyre. Të gjitha këto përfitime vetëm me një pako sodë buke, kostoja...
Ka një shans që ulja e temperaturave këtë muaj tashmë të ketë sjellë dëm në lëkurën tuaj. Dhe ndërsa kalimi te kremrat hidratues më të rëndë, një pjesë e enigmës shpesh neglizhohet: dieta. Por, sipas nutricionistit Kimberly Snyder, ju...
Lini një koment