Kjo recetë e rizotos me fruta deti, do ju shijojë edhe më shumë se në restorant!

Kjo recetë e rizotos me fruta deti, do ju shijojë edhe më shumë se në restorant!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

E lëmë rizoton me pak lëng dhe do të kuptoni që keni përgatitur një pjatë fantastike si një shef i vërtet kuzhine!

Ingredientët

  • 150 gram karkaleca të pastruar
  • 150 gram kallamar
  • 1 gotë oriz i pastruar
  • 5-6 pomodorini
  • 1/2 tufë me majdanoz
  • 1 thelpi hudhër
  • Vaj ulliri
  • Kripë, piper

Udhëzimet

1

Në një tigan me vaj ulliri të nxehur, skuqni hudhrën. Më pas e hiqni dhe po në të njëjtin tigan skuqni frutat e detit. I shtoni kripë, piper.

2

I përzieni mirë dhe më pas shtoni pomodorinit e ndara përgjysmë.

3

Pasi i keni skuqur i hiqni mënjanë.

4

Shtojmë pak vaj ulliri sërish dhe skuqim qepën e grirë imët. Pas disa minutash shtoni orizin dhe i përzieni mirë derisa orizi të skuqet disi.

5

Tani shtoni frutat e detit me lëngun që ato kanë lëshuar. I përzieni mirë dhe pas 3 minutash i shtoni 2 gota ujë të nxehtë.

6

Sapo ta kenë pirë disi ujin, shtoni majdanozin e grirë imët. Kontrollojeni vazhdimisht rizoton sesi është me kripën.

7

Rizotoja duhet lënë pak me lëng kështu që sapo ta shihni të arsyeshme e hiqni nga zjarri dhe servireni nëpër pjata.

Lini një koment