Kjo kurë është e çuditshme, por shëron tërësisht këmbët tuaja!

Ndonjëherë idetë më të çuditshme, përfundojnë duke qenë zgjidhjet më të mira dhe ky është përfundimisht rasti. Provojeni, ju sfidoj!

Kjo kurë në kushte shtëpie është shumë e vlefshme për t’i thënë lamtumirë thembrave të çara dhe lëkurës së thatë tek këmbët. Rezultatin do e adhuroni, pasi në përfundim këmbët tuaja do të jenë shumë të buta dhe të lëmuara.

Ju nevojitet: 

  • 1 filxhan Listerinë origjinale (larësi i gojës mundësisht me ngjyrë të verdhë ose portokalli, pasi ato me ngjyrë blu janë të fortë dhe kanë tendencën ta thajnë lëkurën).
  • 1 filxhan çaji me uthull molle
  • 2 gota me ujë të ngrohtë

Listerine Foot Soak

Çfarë duhet të bëni: 

  • Bashkoni të gjithë përbërësit në një enë të madhe.
  • Zhysni këmbët tuaja në të për 15 minuta.
  • Me ndihmën e një lime, pastroni thembrat tuaja për t’i larguar qelizat e vdekura.
  • Pasi i keni lënë edhe disa minuta të tjera tek ena me Listerinë i fshini këmbët me një peshqir të pastër.
  • Aplikoni pak krem hidratues dhe mos harroni të mbani veshur çorapet./neps.al 

Lini një koment