Ky çaj përgatitet kollaj. Mjaftojnë dy përbërës që në rast se nuk i keni në kuzhinë, mund t’i blini në marketin më të afërt pasi nuk kushtojnë aspak. Bëhet fjalë për gjethet e dafinës dhe kanellën që në kombinim me njëra tjetrën, kanë aftësinë të largojnë brenda pak kohësh ndjesinë e fryrjes së barkut.
Çfarë ju duhet:
- 2 litra ujë
- 10 shkopinj kanellë
- 20 gjethe dafinë
Udhëzime:
- Lani shkopinjtë e kanellës dhe gjethet e dafinës mirë.
- Vendosni ujin në një tenxhere të ziejë. Sapo të marrë një valë shtoni shkopinjtë e kanellës dhe pas disa minutash shtoni gjethet e dafinës.
- I lini të ziejnë për 30-35 minuta.
- E lini çajin të ftohet dhe më pas e kulloni.
- Shijojeni të ngrohtë dhe pa ëmbëlsues (pa sheqer ose mjaltë), në mëngjes esëll dhe pas çdo vakti.

Pas vetëm 1 muaji do të shihni rezultate të mira me barkun tuaj!/neps.al
Lini një koment