Petë sfoliatë me manaferra. Të shijshme sa më s’ka!

Petë sfoliatë me manaferra. Të shijshme sa më s'ka!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 18 minuta

Një ëmbëlsirë fantastike, prapa së cilës fshihet një recetë e thjeshtë, që mund të realizohet nga kushdo prej jush!

Ingredientët

  • 120 gram krem djathi
  • 2 lugë gjelle sheqer
  • 1 lugë gjelle lëng portokalli
  • 1 lugë çaji lëkurë e grirë portokalli
  • 2 lugë çaji ekstrakt vaniljeje
  • Pak miell, për të punuar në sipërfaqen e punës
  • 2 petë të gatshme sfoliatë
  • 2 filxhanë me manaferra (mund t’i blini edhe frigoriferi)
  • 1 vezë e madhe e rrahur me 1 lugë gjelle ujë
  • Pak sheqer pluhur, për ta spërkatur në sipërfaqe

Udhëzimet

1

Parangrohni furrën në 200 gradë celsius.

2

Ndërkohë në një enë kombinoni kremin e djathit, sheqerin, lëngun e portokallit, lëkurën e portokallit dhe ekstraktin e vaniljes. I rrihni derisa të kombinohen mirë.

3

Në tavolinën e punës shtoni pak miell dhe hapni petët sfoliatë.

4

Ndajeni në 12 copa rrumbullake me ndihmën e një gote (përdorni pjesën e fundit të saj).

5

Tek secila prej tyre vendosni nga 1 lugë nga mbushja që përgatitët. Sipër i vendosni petën tjetër sfoliatë dhe secilës mbushje i vendosni sipër nga një gotë. Rëndojini në mënyrë që t’i shkëpusim copat nga njëra tjetra.

6

Shiritat e petëve sfoliatë që do të ngelen, i përdorni për t’i dekoruar këto ëmbëlsira, duke ia vendosur si gërshet rreth e përqark.

7

Merrni një tavë, vendosni një letër kuzhine dhe sipër radhisni ëmbëlsirat.

8

I fusni në furrë për 10 minuta. Më pas i nxirni, i shtoni pak krem djathi secilës dhe i fusni sërish në furrë edhe për 10 minuta të tjera.

9

Pasi të jenë gati, i nxirrni dhe i lini të ftohen disi, para se t'i konsumoni. Në sipërfaqe, mos harroni t’i shtoni disa manaferra. Ju bëftë mirë!

Lini një koment