Spaghetti kremoze me fileto pule. Në pjatën tënde në më pak se 30 minuta!

Spaghetti kremoze me fileto pule. Në pjatën tënde në më pak se 30 minuta!

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Eshtë absolutisht shumë e shijshme dhe e thjeshtë për t'u bërë. Mos u merakosni as për enët, sepse do bëni "pis" vetëm 1 të vetme....

Ingredientët

  • 2 gjokse pule
  • 1 pako spaghetti
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 4-5 asparag
  • Kripë, piper të zi
  • Për salcën:
  • 3/4 filxhan me djathë parmixhano
  • 1 qepë e vogël e grirë imët
  • 3 thelpi hudhra
  • 1 lugë çaji kripë
  • 1 lugë çaji piper të zi pluhur
  • 2 lugë gjelle gjalpë
  • 2 filxhanë me qumësht
  • 1/5 filxhan me ujë nga zierja e makaronave
  • 3 lugë gjelle miell

Udhëzimet

1

Zieni spaghettit në një tenxhere me ujë e kripë përreth 6 minuta.

2

Lani mirë asparagët, i ndani përgjysmë dhe i lini mënjanë.

3

Grini imët qepët dhe hudhrat.

4

Në një tigan me 1 lugë gjelle vaj ulliri skuqni filetot e pulës të ndara në shirita të hollë. I marinoni me kripë e piper. Kur të jenë skuqur i lini mënjanë.

5

Në të njëjtin tigan shtoni sërish 1 lugë gjelle me vaj ulliri dhe gjalpin. Vendosni qepët për të skuqur dhe pas 1 minute shtoni edhe hudhrat. Shtoni miellin dhe i përzieni mirë.

6

Më pas shtoni qumështin, ujin, erëzat, kripën dhe i përzieni sërish mirë. Lëreni salcën për 2-4 minuta derisa të trashet pak.

7

Tek ena ku latë fileton e pulës shtoni djathin parmixhano dhe asparagun. Tani ia shtoni masën makaronave që keni zierë më parë.

8

Në fund i shtoni salcën dhe i përzieni mirë spaghettit. Shërbejeni të ngrohtë!

Lini një koment