1.Të gjithë përbërësit për mbushjen i prisni imët dhe i përzieni mirë në një tas me njëra tjetrën.
2.Lani mirë filetot e pulës dhe me ndihmën e një thikë i prisni përgjysmë, por jo krejtësisht. Pra gati siç prisni me thikë një sanduiç.
3.Marinoni gjokset e pulës me pak kripë, piper, qepë, hudhër pluhur dhe spec të kuq pluhur.
4.I mbushni me pak djathë dhe me mbushjen që përgatitët më parë. Sipër i shtoni edhe pak borzilok të freskët.
5.Merrni një tavë dhe radhisni në të filetot e pulës. Sipër i spërkasni me vaj ulliri. Tani i fusni në furrë për 20 minuta në temperaturë 200 gradë.
6.Sapo të jenë gati i hiqni nga soba, i mbuloni me një letër alumini. Sapo të ftohen, do të thotë që erdhi koha të provojmë e shijojmë super recetën që përgatitëm!
Filetot e peshkut i marinojmë me vaj ulliri, hudhër, lëng limoni, trumzë dhe rigon për 20 minuta. Në një tavë për pjekje, vendosim domatet e prera në feta dhe i spërkasim me kripë e vaj ulliri. Shtojmë peshkun sipër...
Ziejmë tagliatelle-t në ujë të kripur derisa të jenë al dente. Ndërkohë, në një tigan të madh, ngrohim vajin e ullirit dhe gjalpin. Shtojmë hudhrën dhe kërpudhat, duke i skuqur derisa kërpudhat të zbuten dhe të marrin një ngjyrë...
Në një tigan të thellë, skuqim qepën në vaj ulliri dhe gjalpë derisa të zbutet. Shtojmë orizin dhe e përziejmë për disa minuta. Hedhim lëngun e perimeve gradualisht, duke shtuar nga një garuzhde dhe duke përzier vazhdimisht derisa orizi...
Lini një koment