Gjel deti i mbushur, receta që s’mund t’i mungojë tryezës suaj sot!

Gjel deti i mbushur, receta që s’mund t’i mungojë tryezës suaj sot!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 20 minuta Koha e gatimit: 2 ore

Data sot shënon 31 dhjetor dhe mbrëmja pritet të kulmojë me një tavolinë mbushur plot e përplot me pjata të shijshme. Ne ju sjellim recetën e përgatitjes së gjelit të mbushur. Sigurisht ka shumë opsione për këtë recetë, por ne po sjellim vetëm 1 nga shumë versionet.

Ingredientët

  • 1 gjel deti (diku tek 7 kg)
  • 50 gram gjalpë i shkrirë
  • ½ limon
  • Kripë, piper
  • Për mbushjen e gjelit të detit: 3 qepë të grira imët
  • 200 gram selino të grira hollë
  • Të brendshmet e gjelit
  • 100 gram arra
  • 100 gram rrush të thatë
  • 10 ullinj
  • 1 mollë jeshile e prerë në feta të holla
  • 2 feta bukë të thekura

Udhëzimet

1

Gjeli i detit duhet larë dhe pastruar mirë. Kini kujdes të lani mirë edhe të brendshmet (nëse ka).

2

Në një tigan skuqni qepën e grirë imët me pak vaj. Shtoni më pas edhe të brendshmet. I përzieni mirë.

3

E hiqni nga zjarri dhe i shtoni më pas, mollën, ullinjtë, rrushin e thatë, arrat, selinonë dhe bukën e thekur të prerë në kubik të vegjël.

4

I përzieni mirë dhe tani është koha të mbushni gjelin me të. Ngjesheni mirë.

5

Në fund e lidhni gjelin me spango, tek pjesa e këmbëve.

6

Tani e lyeni me gjalpë të gjithë sipërfaqen e tij.

7

E vendosni në një tavë dhe e fusni në furrë të piqet ngadalë përreth 2 orë, megjithëse kjo është relative varësisht furrës.

Shënime

Nëse e mendoni të arsyeshme mund ta zieni paraprakisht gjelin, për ta bërë më të butë mishin e tij.

Lini një koment