Thuaji stop rënies së flokëve me këto dy hapa të thjeshtë!

Edhe pse jo shumë e zakonshme, ekziston mundësia që një problem shëndetësor të jetë prapa flokëve të hollë dhe humbjes së tyre. Situatat më të zakonshme të lidhura janë mosfunksionimi i tiroides, mungesa e vitaminës ose hekurit, anemia dhe problemet e hormoneve. Ekziston edhe një gjendje e quajtur ‘alopecia androgjenike’, e cila është gjenetike dhe mund të fillojë në të njëzetat ose pas menopauzës.

Kështu që bërja e një kontrolli tek mjeku është gjithmonë një mënyrë e mirë për të filluar zgjidhjen e problemit.  Po tjetër? Përdorni maskën me avokado dhe mjaltë 1 herë në javë.

Ju nuk keni nevojë për produkte kimike për të rritur volumin e flokëve tuaj. Përbërësit natyralë jua zgjidhin shumë punën në këtë drejtim.

Mjafton:

  • 1 avokado
  • 1 lugë gjelle mjaltë

Udhëzime: 

  • Shtypni tulin e avokados në një tas dhe e përzieni me mjaltin.
  • Aplikojeni maskën tek flokët e lagur ose të thatë dhe e lini të veprojë për 20 minuta.

Image result for avocado and honey"

Përdoreni rregullisht maskën dhe shumë shpejt do të vini re një ndryshim. Kjo pasi avokado është e pasur me proteina ndërsa mjalti super ushqen flokët tuaj.

Nësë dëshironi mund t’i shtoni edhe vaj ulliri për më shumë shkëlqim./neps.al 

Lini një koment