Festat nuk vijnë pa biskotat e shijshme të shtëpisë!

Festat nuk vijnë pa biskotat e shijshme të shtëpisë!

Persona: 6
Koha e përgatitjes: 15 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Receta që të kënaq syrin, por edhe stomakun!

Ingredientët

  • 150 gram miell gruri
  • 360 gram miell thekre
  • 150 gram bajame të thërrmuara
  • 2 vezë
  • 200 gram sheqer
  • 200 gram mjaltë
  • 50 gram gjalpë i freskët
  • Lëkura e grirë e 1 limoni+lëngu
  • Pak vanilje
  • 1 lugë gjelle rum
  • Pak kanellë pluhur
  • ½ gotë qumësht
  • 1 filxhan arra dhe bajame të përziera

Udhëzimet

1

Në një tas bashkoni miellin e grurit, miellin e thekrës dhe sodën e bukës.

2

I përzieni mirë dhe shtoni gjithashtu: vezët, gjalpin e shkrirë, rumin, lëngun e limonit dhe lëkurën, kanellën, vaniljen. E punoni mirë masën me duar.

3

Në fund i shtoni sheqerin dhe mjaltin.

4

Punojeni mirë me duar brumin derisa të krijoni një masë kompakte. Mbulojeni me një letër kuzhine dhe e lini në frigorifer gjatë gjithë natës.

5

Ditën tjetër, hapeni komplet petën dhe filloni e prisni biskotat me format tuaja të preferuara.

6

I lyeni biskotat nga sipër me pak qumësht dhe i zbukuroni me pak arra e bajame.

7

I fusni në furrë për t’i pjekur në temperaturë 180 gradë. Shijojini dhe pse jo, ndajeni recetën edhe me miqtë tuaj!

Lini një koment