Dreka për sot: Rizoto me spinaq dhe shegë

Dreka për sot: Rizoto me spinaq dhe shegë

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 15 minuta

Edhe spinaq edhe shegë. Edhe akullore edhe çokollatë... Shijojeni këtë recetë!

Ingredientët

  • 320 gram oriz
  • 1 lugë gjelle gjalpë
  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1/2 gotë verë të bardhë
  • 300 gram spinaq
  • 1/2 filxhan çaji kokrra shegë
  • 2 lugë gjelle pana
  • 2 lugë gjelle djathë parmixhano i grirë
  • 1 litër lëng perimesh
  • Kripë dhe piper i zi

Udhëzimet

1

Në një tenxhere shkrijmë ½ lugë gjelle gjalpë, vaj ulliri dhe pasi e shpëlajmë orizin, e kaurdisim mirë.

2

E shuajmë orizin me verë të bardhë dhe sapo të avullojë alkooli i verës, shtojmë pak e nga pak lëngun e perimeve duke e trazuar orizin vazhdimisht.

3

Pasi orizi përthith lëngun e perimeve shtojmë përsëri pak e nga pak. Kështu vazhdojmë deri në përfundimin e lëngut të perimeve.

4

Në fund shtojmë gjalpin e mbetur, 2 lugë gjelle pana, parmixhano dhe spinaqin për një minutë.

5

E largojmë nga zjarri duke shtuar edhe kokrrat e shegës dhe e servirim menjëherë duke e spërkatur me parmixhanon e mbetur. Ju bëftë mirë!

Shënime

Receta marrë nga: shqiptarja.com

Lini një koment