Supë e veçantë me fileto pule dhe kërpudha

Supë e veçantë me fileto pule dhe kërpudha

Persona: 5
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 30 minuta

Ingredientët

  • 400 gram fileto pule
  • 10-15 kërpudha
  • 1 kungulleshkë
  • 2 karota
  • 2 tableta galina
  • 1/2 limon
  • 2 lugë gjelle miell
  • Majdanoz
  • Vaj ulliri

Udhëzimet

1

Fileton e prisni në kubik të vegjël dhe më pas e skuqni në një tenxhere me pak vaj ulliri.

2

Në po të njëjtën tenxhere shtoni karotën dhe kungullin e grirë imët në rende.

3

I përzieni mirë.

4

Shtoni kërpudhat e prera dhe në fund galetat e tretura në ujë të ngrohtë më parë.

5

Mbusheni tenxheren me ujë deri në nivelin e supës.

6

E lini në zjarr mesatar për 25 minuta.

7

Nga fundi, skuqni në një tigan miellin me pak vaj ulliri. Ia shtoni supës që të trashet disi.

8

Tani i shtoni majdanozin dhe i shtrydhni gjysmë limoni.

9

Shërbejeni supën e ngrohtë!

Shënime

Receta marrë nga faqja zyrtare në Instagram e Erida's Kitchen

Lini një koment