Sallatë me fasule të kuqe

Sallatë me fasule të kuqe

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 5 minuta Koha e gatimit: 10 minuta

Ingredientët

  • 300 gram fasule të kuqe
  • 2 speca gogozhare
  • ½ qepë të kuqe
  • 1 kastravec
  • 1 domate
  • 150 gram misër të zier
  • 1-2 thelpinj hudhër
  • 1 lugë gjelle mustardë
  • 1-2 lugë gjelle uthull
  • 3-4 lugë gjelle vaj ulliri
  • Kripë, piper, rigon

Udhëzimet

1

Fillimisht vendosim fasulet të ziejnë mirë. Presim më pas të gjitha perimet në kubikë të vegjël.

2

I bashkojmë në një tas perimet me fasulet dhe me misrat e zierë.

3

Në një enë të vogël hedhim mustardën, uthullën, vajin e ullirit, kripë, piper dhe rigon.

4

E trazojmë mirë salcën sa të bëhet kremoze dhe e shtojmë tek sallata.

5

E mbulojmë tasin me një qese kuzhine dhe e lemë në frigorifer në mënyrë që sallata të marinohet sa më mirë.

Shënime

Receta marrë nga balkanweb.com

Lini një koment