Petulla me fruta pylli. Të pakrahasueshme me asgjë tjetër!

Petulla me fruta pylli. Të pakrahasueshme me asgjë tjetër!

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 20 minuta

Ingredientët

  • 2 gota miell
  • 3 lugë gjelle sheqer
  • 1 ½ lugë çaji pluhur pjekës
  • 1 lugë çaji sodë pjekjeje
  • ¼ lugë çaji kripë
  • 2 vezë të mëdha
  • ¼ filxhan me gjalpë të shkrirë
  • 2 filxhanë me dhallë
  • 1 filxhan mjedra
  • 1 filxhan boronica
  • Shurup panje
  • Sheqer pluhur

Udhëzimet

1

Në një tas me madhësi mesatare bashkoni miellin, sheqerin, pluhurin pjekës, sodën e pjekjes dhe kripën. I përzieni mirë.

2

Në një tas tjetër bashkoni të verdhat e vezëve, dhallin dhe gjalpin e shkrirë.

3

I përzieni mirë dhe më pas i bashkoni dy masat në një tas të vetëm.

4

Në një enë tjetër rrihni të bardhat e vezëve me një mikser elektrik derisa të krijoni një shkumë homogjene.

5

Më pas i bashkoni me masën tjetër të petullave.

6

Ngrohni një tigan me pak gjalpë.

7

Shtoni një garuzhde të vogël nga masa e petullave . Gatuajeni mirë nga secila anë për 2-3 minuta.

8

Kështu veproni deri në fund. Në fund i shërbeni petullat me shurup panje dhe pak sheqer pluhur sipër.

Lini një koment