Supë me hithra dhe qumësht

Supë me hithra dhe qumësht

Persona: 4
Koha e përgatitjes: 10 minuta Koha e gatimit: 35 minuta

Ingredientët

  • 1 litër lëng mishi
  • 1 gotë qumësht
  • 3 tufa hithra
  • 1 qepë e thatë
  • 1 kërcell selino
  • 1 karotë
  • 1 kungulleshkë
  • 1 patate
  • 6 lugë gjelle bullgur
  • 1 lugë kafe kripë,
  • pak piper i zi
  • 3 lugë gjelle vaj ulliri

Udhëzimet

1

Vendosni dorezat nëpër duar dhe kontrolloni hithrat. Zgjidhni ato më të mirat dhe i lani me ujë të bollshëm. Me ndihmën e një thike i prisni në copa të vogla.

2

Lani mirë perimet, i qëroni dhe i prisni në kubik të vegjël.

3

Në një tenxhere me vaj ulliri skuqni qepën, më pas shtoni karotën, selinonë dhe i lini për pak minuta.

4

Shtoni kungulleshkën tani dhe pataten. I përzieni mirë dhe shtoni lëngun e mishit.

5

Sapo lëngu të marrë valë, shtoni bullgurin,

6

E lini supën për 20 minuta në zjarr mesatar. Nga fundi i shtoni hithrat bashkë me qumështin.

7

Sapo ta shihni që hithra është zbutur, e rregulloni shijen me pak kripë dhe më pas e hiqni nga zjarri.

8

Shërbejeni të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Lini një koment